Përmirësoni shërbimin ndaj klientit duke monitoruar cilësinë e punës.
Dëshironi të zbuloni sa të kënaqur janë klientët tuaj me produktet apo shërbimet tuaja? Ju intereson si e perceptojnë blerësit markën tuaj? Ne i dimë përgjigjet e pyetjeve tuaja!
Metodat tona të kërkimit të tregut përfshijnë:
- Mystery Shopping – Blerje misterioze, metodë kërkimi tregu ku blerës misteriozë të trajnuar veprojnë si konsumatorë potencialë.
- Mystery Calling – Telefonim misterioz, kërkim që zbulon çfarë ndodh realisht kur një konsumator ose klient kontakton kompaninë, dyqanin apo qendrën tuaj të telefonatave.
- After Shopping – Telefonimi pas blerjes, një koncept unik kërkimi që përfshin intervistimin e klientëve menjëherë pas daljes nga dyqani, ndërsa përvoja e blerjes është ende e freskët në mendjen e tyre.
- Visit Count – Numërimi i vizitave, kërkim i zhvilluar pranë dyqanit tua, që ju lejon të krahasoni në mënyrë diskrete numrin e vizitave ditore të dyqaneve tuaja me numrin e transaksioneve të kryera çdo ditë.
- Customer Satisfaction Survey – Anketa e Kënaqësisë së Klientit, një mënyrë sistematike dhe objektive për mbledhjen e informacionit nga klientët/konsumatorët tuaj, një metodë që u përgjigjet pyetjeve se si ndihen klientët për produktin apo shërbimin e ofruar.
Pse të kryeni studim tregu?
Studimi i tregut është një mjet i mahnitshëm për të verifikuar kënaqësinë e klientëve dhe për të zbuluar se sa me kujdes i zbatojnë punonjësit tuaj standardet e përcaktuara të kompanisë.