Njoftim për cookie të DEKRA
KPër të siguruar funksionimin e duhur të faqes sonë të internetit www.dekra-arbeit.hr, të faqeve të tjera në pronësi të DEKRA-s, si dhe të çdo faqeje tjetër të publikuar me nëndomainin dekra-arbeit.com.al (këtu e më poshtë referuar si “Faqja”), ne përdorim skedarë Cookie dhe teknologji të ngjashme.
Më poshtë do të shpjegojmë se si i përdorim informacionet personale të mbledhura përmes cookies dhe pixels (“Cookies” dhe “Pixel Tags”) nga Faqja.
1. Çfarë të dhënash mbledhim përmes Pixel Tags dhe Cookies?
Kur hapni faqen tonë ose kur shihni reklamat tona të synuara, ne automatikisht mbledhim informacione duke përdorur Cookies.
Të dhënat që mbledhim nga cookies përfshijnë adresën IP, ID-në e pajisjes, faqet e vizituara, të dhënat e kërkimit, llojin e shfletuesit, sistemin operativ, operatorin e internetit, vulën kohore (timestamp), ridrejtimin URL dhe të dhëna për vendndodhjen në varësi të pajisjes që përdorni.
2. Më shumë informacion mbi Pixel Tags
Pixel Tags (etiketat piksel, të njohura edhe si “clear gifs”) janë skedarë elektronikë që zakonisht përbëhen nga një imazh me një piksel të vetëm dhe mund të shtohen në një faqe interneti ose në një email për të dërguar informacion si p.sh., një buletin informues. Ne mund t'i përdorim Pixel Tags për të vendosur ose për të njohur një cookie në pajisjen tuaj, nëse përdorni shërbimet tona.
3. Më shumë informacion rreth Cookies
Cookies janë fragmente të vogla elektronike informacioni që një faqe interneti ia dërgon shfletuesit të vizitorit dhe që ruhen në diskun e ngurtë (HDD) të tij. Cookies i mundësojnë faqes të dallojë nëse përdoruesit e kanë vizituar më parë ose e ndihmojnë të kuptojë preferencat e përdoruesve. Ato ofrojnë edhe të dhëna se cilat rubrika të faqes janë më të vizituara, pasi tregojnë numrin e vizitave dhe kohëzgjatjen e tyre.
4. Ruajtja e Cookies
Ne i ruajmë cookies në kompjuterin tuaj nëse vizitoni faqen tonë të internetit.
5. Menaxhimi dhe fshirja e cookies
Nëse jeni të shqetësuar për ruajtjen e cookies në pajisjen tuaj, mund ta konfiguroni shfletuesin në mënyrë të tillë që t’i refuzojë ato ose t’ju njoftojë kur vendosen cookies, duke ju dhënë kështu mundësinë që të vendosni nëse do t’i pranoni apo jo. Mundësia tjetër është që mund t’i fshini cookies nga pajisja juaj. Çdo shfletues interneti është i ndryshëm, ndaj përdorni menunë “Cilësimet/Settings” të shfletuesit për të ndryshuar cilësimet e cookies.
Për shfletuesit më të përdorur, menutë për menaxhimin e cookies janë si më poshtë:
Google Chrome: chrome://settings/cookies
Mozilla Firefox: about:preferences#privacy
Internet Explorer: https://support.microsoft.com/en-us/windows/delete-and-manage-cookies-168dab11-0753-043d-7c16-ede5947fc64d
Faqja përdor cookies, prandaj çaktivizimi ose kufizimi i tyre kufizon përvojën tuaj të shfletimit dhe mund të shkaktojë gabime në funksionimin e faqes.
6. Cookies të palëve të treta
Ne u lejojmë disa palëve të treta të vendosin cookies. Nëse keni pyetje rreth cookies që përdoren dhe kush i vendos ato, lutemi të na kontaktoni në adresat e kontaktit si më poshtë.
7. Llojet e cookies
Në përgjithësi, cookies klasifikohen në tre mënyra të ndryshme: sipas kohëzgjatjes së ruajtjes, origjinës dhe qëllimit të tyre.
A. Sipas kohëzgjatjes
Cookies të përkohshme: këto cookies janë jetëshkurtra dhe fshihen sapo të mbyllni shfletuesin.
Cookies të qëndrueshme: të gjitha cookies që mbeten në pajisjen tuaj derisa t’i fshini vetë ose derisa t’i fshijë shfletuesi, në varësi të datës së skadencës së tyre (p.sh. cilësimet e gjuhës, emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi, ose cilësimet e cookies), në mënyrë që të mos keni nevojë t’i përcaktoni përsëri sa herë që vizitoni faqen.
B. Sipas origjinës
KCookies të palës së pare: këto cookies vendosen direkt në pajisjen tuaj nga Faqja që keni vizituar dhe vetëm kjo faqe mund t’i lexojë.
Cookies të palës së tretë: këto lloj cookies nuk vendoset nga Faqja që po vizitoni, por nga një palë e tretë, si p.sh., një reklamues ose shërbim analizues (p.sh., YouTube, Facebook, Twitter, Google Analytics).
C. Sipas qëllimit
Cookies të detyrueshme: këto cookies janë të nevojshme për të shfletuar Faqen dhe për të përdorur funksionet bazë, si p.sh., qasja në pjesët e siguruara të Faqes. Duke qenë se këto cookies janë të domosdoshme për funksionimin e Faqes, nuk është nevoja të merret pëlqimi për vendosjen e tyre në pajisje.
Cookies preferenciale: të njohura edhe si “cookies funksionale”, e lejojnë Faqen të mbajë mend zgjedhjet që keni bërë më parë, për shembull, gjuhën e preferuar, rajonin për të cilin dëshironi të merrni parashikimin e motit, ose emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin.
Cookies statistikore: të njohura edhe si “cookies për performancë”. Këto cookies mbledhin të dhëna për mënyrën si e përdorni Faqen, si p.sh., faqet dhe lidhjet që vizitoni. Këto cookies nuk mund t’ju identifikojnë. Të gjitha këto të dhëna agregohen dhe bëhen anonime. Qëllimi i tyre i vetëm është përmirësimi i funksioneve të Faqes. Kjo përfshin edhe cookies analitike të palëve të treta, nëse ato janë përdorimi i vetëm nga pronari i Faqes së vizituar.
Cookies për marketing: këto cookies gjurmojnë aktivitetin tuaj online për t’i ndihmuar reklamuesit që të ofrojnë reklama më të përshtatshme ose për të kufizuar numrin e herëve që shihni një reklamë. Këto cookies mund t’i ndajnë këto të dhëna me organizata ose reklamues të tjerë.
8. Qëllimet e përpunimit
Ne i përdorim të dhënat tuaja, përfshirë ato vetjake të mbledhur përmes cookies, për qëllimet e mëposhtme:
A. Mundësim i përdorimit të Faqes sonë
Të dhënat e mbledhura nga cookies i përdorim për t’ju mundësuar përdorimin e Faqes dhe për ta bërë më të lehtë kërkimin për vende pune. Përdorimi i cookies për këtë qëllim bazohet në interesin tonë të ligjshëm të biznesit.
B. Kryerja e analizave mbi përdorimin e shërbimeve tona
Të dhënat e mbledhura nga cookies i përdorim për të analizuar përdorimin e Faqes sonë dhe për të përgatitur raporte mbi përdorimin e saj. Gjithashtu, cookies i përdorim për të ndjekur mënyrën se si përdoret Faqja, për të përmirësuar përvojën tuaj si përdorues dhe cilësinë e Faqes. Përdorimi i cookies për këto qëllime mbështetet në interesin tonë të ligjshëm të biznesit.
C. Ofrimi i shërbimit të reklamave të synuara
Të dhënat e mbledhura nga cookies i përdorim për të përmbushur interesin tonë të ligjshëm për ofrimin e shërbimeve të reklamave të synuara. Nëse është e nevojshme, ne kërkojmë pëlqimin tuaj para vendosjes së cookies për këtë qëllim. Pëlqimi i dhënë mund të tërhiqet në çdo kohë. Për më tepër, ju mund ta refuzoni në çdo moment përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime reklamimi.
D. Hulumtimi i tregut
Të dhënat e mbledhura nga cookies i përdorim për të përmbushur interesin tonë të ligjshëm në kryerjen e hulumtimeve të tregut (përfshirë segmentimin e tregut ose analizën e prirjeve, preferencat dhe sjelljet, hulumtimin e produkteve ose shërbimeve, ose efektivitetin e marketingut ose reklamimit) ose zhvillimin e produkteve (p.sh., analizën e karakteristikave të segmenteve të tregut ose grupeve të përdoruesve, apo funksionalitetit të Faqes sonë për të përmirësuar Faqen).
Nëse dëshironi ta çaktivizoni përdorimin e cookies të përshkruara këtu dhe nuk keni një mënyrë të drejtpërdrejtë për ta bërë këtë, siç tregohet në pikën 5 të këtij Njoftimi për Cookies, lutemi të na kontaktoni në adresën dp****@***ra.com.
9. Ndarja e të dhënave
Të dhënat tuaja mund t'i ndajmë me rrjete sociale, shërbime email, shërbime SMS dhe shërbime të tjera të cloud computing që përdoren për të ofruar shërbime, produktivitet ose raportim.
Të dhënat tuaja i ndajmë me palë të treta vetëm në përputhje me ligjin dhe siç përshkruhet më poshtë, përfshirë ofruesit e shërbimeve që veprojnë në emrin tonë. Të dhënat tuaja personale ua zbulojmë autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe organeve të tjera shtetërore nëse kërkohet me ligj ose nëse është absolutisht e nevojshme për të parandaluar, zbuluar ose ndjekur penalisht krimet dhe mashtrimet.
Ne nuk i shesim dhe nuk i japim me qira të dhënat tuaja personale.
10. Periudha e ruajtjes së të dhënave
Ekziston një dallim midis cookies të përkohshme dhe atyre të përhershme.
Cookies të përkohshme ekzistojnë deri në çastin që e mbyllni shfletuesin.
Cookies të përhershme kanë një jetëgjatësi më të gjatë dhe nuk fshihen kur mbyllni shfletuesin.
Ne përpiqemi t’i përdorim cookies ose ta lejojmë përdorimin e tyre për një kohëzgjatje maksimale prej 5 vitesh. Vetëm në raste të jashtëzakonshme (p.sh., për arsye sigurie, përfshirë zbulimin e mashtrimeve) dhe kur është absolutisht e nevojshme, cookies mund të kenë një kohëzgjatje më të madhe nga sa është deklaruar.
11. Pyetje dhe/ose ankesa
Nëse keni pyetje ose ankesa lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja ose dëshironi të ushtroni ndonjë nga të drejtat tuaja sipas këtij njoftimi, mund të na kontaktoni nëpërmjet adresës elektronike: dp****@***ra.com.
Në rast pyetjesh ose ankesash, mund të kontaktoni gjithashtu autoritetin lokal të mbrojtjes së të dhënave, Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
12. Ndryshimet në njoftim
Ky Njoftim për Cookies është publikuar në faqen e internetit www.dekra-arbeit.com.al dhe vlen për të gjithë përdoruesit e Faqes lidhur me privatësinë, në përputhje me Rregulloren (BE) 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 27 prill 2016, mbi mbrojtjen e individëve lidhur me përpunimin e të dhënave personale dhe lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave, dhe në të njëjtën kohë shfuqizimin e Direktivës 95/46/EC (Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave) të datës 17 maj 2022.
Çdo ndryshim në këtë Njoftim për Cookies do të publikohet në Faqe dhe ju do të njoftoheni rregullisht.