decor
Konsultim për BNJ

Profesionalistë të certifikuar marrin përsipër të gjithë procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes.

Jini të sigurt në cilësinë e punonjësve tuaj të rinj

Punësimi i profesionistëve në nivelet e larta (C-suite), të mesme apo të ulëta menaxheriale dhe i profileve të specializuara nuk duhet të jetë një makth. Ka një kërkesë të madhe për këta profesionistë në tregun e punës, dhe ne do të përzgjedhim për ju kandidatë që japin rezultate të shpejta dhe që përshtaten me të ardhmen e biznesit tuaj.

Hapat e procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes:

  • Analiza dhe përgatitja e projektit – Njohja me kulturën organizative të kompanisë suaj, profilizimi i rolit të punës, dhe identifikimi i konkurrentëve dhe profesionistëve në treg.
  • Rekrutimi i kandidatëve – Përmes kanaleve online (faqja zyrtare e internetit dhe rrjetet sociale të e DEKRA-s, databaza e brendshme e kandidatëve, databazat e portaleve partnere) dhe qasjes personale ndaj kandidatëve në industri apo kompani të synuara (headhunting).
  • Përzgjedhja e kandidatëve më të mirë – Intervista, testime psikologjike, verifikim referencash, prezantim i kandidatëve më të përshtatshëm te klienti dhe organizimi i intervistave përfundimtare.
  • Faza finale – Dhënia e feedback-ut kandidatëve, bashkëpunimi me finalistët gjatë negociatave dhe gjatë kalimit nga një punëdhënës te tjetri.
SHËRBIME KONSULENCE PËR BNJ
  • Diagnostifikim organizativ

    Përcaktimi i kënaqësisë, angazhimit dhe motivimit të punonjësit, si dhe studimi i kulturës së organizatës suaj.

  • Vlerësim potenciali

    Vlerësime psikologjike, metodë 360° për vlerësimin e performancës së menaxhimit, qendër vlerësimi dhe shërbime të ngjashme.

  • Shërbime të tjera për BNJ

    Zgjidhje afatshkurtra dhe afatgjata për shumë sfida të burimeve njerëzore.

Jeni të interesuar për të punuar me ne? Na dërgoni një kërkesë, nuk ju kushton gjë.

    Pyetje apo mesazh* *